Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfaqësuesit e organizatave të pacientëve zhvillojnë punëtori për ngritjen e fondeve dhe planifikimin strategjik

Lajme 11/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përfaqësues të organizatave dhe këshillave të pacientëve nga e gjithë Kosova u mblodhën dje në ditën e parë të një punëtorie të dedikuar për ngritjen e fondeve dhe planifikimin strategjik të organizatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve.

Gjatë ditës së parë, pjesëmarrësit u fokusuan në shqyrtimin e peizazhit aktual të financimit në sektorin shëndetësor, identitetin organizativ dhe mënyrën se si perceptohet puna e tyre në publik.

Pjesë e rëndësishme e punëtorisë ishte edhe eksplorimi i teknikave të rrëfimit me ndikim (“storytelling for impact”), të cilat u vlerësuan si mjete të fuqishme për ndërtimin e besimit dhe angazhimin e përkrahësve, partnerëve dhe donatorëve.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit reflektuan mbi rolin e tyre në mbështetjen e pacientëve dhe nisën hartimin e “propozimit të vlerave”, me qëllim që zëri i organizatave të shprehet qartë dhe me autenticitet për komunitetin që përfaqësojnë.

Punëtoria pritet të vazhdojë edhe sot me tema të tjera të rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të organizatave të pacientëve./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAsociacioni i Spitaleve Private sot e mban forumin “Kosova Health Forum”
Artikulli i rradhës Kosova Health Forum 2025: “Vendi ka potencial të bëhet qendër rajonale për inovacion në shëndetësi”

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.