Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Performancë e keqe”: Bordi i ShSKUK-së nuk e aprovoi raportin e punës janar-qershor të këtij viti

Lajme 06/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar nuk e ka aprovuar raportin e punës janar-qershor. Kryesuesi i Bordit ka thënë se në bazë të këtij raporti SHSKUK ka pasur performancë të keqe.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së me kryesues Naim Bardiqi dhe anëtarët Dren Boshnjaku, Tetore Olloni, Enver Gashi, Besim Demolli dhe Vjollca Kadolli kanë votuar për mos aprovimin e raportit të punës të këtij institucioni në periudhën janar-qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.

Kryesuesi i Bordit Bardiqi ka thënë se performanca e SHSKUK-së gjatë kësaj periudhe ka qenë e keqe, nuk janë shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe është tentuar të fshihet mos puna. Madje sipas tij ka pasur edhe keqmenaxhim të parasë publike në spitalet e përgjithshme.

Për këtë arsye Bardiqi ka rekomanduar të mosaprovohet raporti, për çka u votua unanimisht edhe nga anëtarët tjerë të Bordit përveç Rrezarta Bajramit e cila ka munguar në mbledhjen e sotme.

Draft-raporti ishte prezantuar edhe në një mbledhje tjetër të Bordit por ishte kthyer mbrapsht me kërkesë për t’u ndryshuar meqë të dhënat nuk ishin verifikuar.

Bordi aktual është emëruar nga Qeveria e Kosovës më 26 prill të këtij viti, pasi bordit të kaluar i kishte skaduar mandati në mars. Ndërkaq nga janari deri në korrik SHSKUK është udhëhequr nga Narqize Arenliu-Hoxha e cila është drejtoreshë në Spitalin e Prizrenit. Ajo kishte ardhur në këtë pozitë si zëvendësuese e drejtoreshës deri në shpalljen e konkursit. Pas konkursit drejtor u zgjodh Elvir Azizi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAjër i pashëndetshëm në Prishtinë, IKShPK vjen me rekomandim
Artikulli i rradhës Nesër pritet të bie borë në Kosovë

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.