Një zjarr ka shpërthyer sot në kulmin e një ndërtese banimi në lagjen “Kalabri” të Prishtinës, konkretisht te kompleksi i njohur si “banesat e arabëve”, shkruan Sinjali.
Sipas pamjeve të siguruara nga vendngjarja, kulmi i ndërtesës është përfshirë nga tymi i dendur.
Në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.




