Dje janë përuruar renovimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Hajvali.
Më 20 qershor kjo qendër pati lajmëruar se do të mbyllej përkohësisht për renovimet e reja dhe këto renovime tashmë kanë përfunduar, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë e bëri të ditur drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës dr. Izet Sadiku.
Përmes një postimi ai tregoi se kjo qendër për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka ofruar 15042 vizita mjekësore, 11414 shërbime shëndetësore, 18531 shërbime laboratorike si dhe 579 shërbime stomatologjike.
Postimi i plotë:
/Gazeta Shneta/




