Ashtu si atletët që stërviten me muaj përpara një gare të madhe, edhe një grua duhet të përgatitet për sfidat mendore dhe fizike që sjell shtatzënia, lindja dhe kujdesi për të porsalindurin.
Dr. Andreë Lutzkanin, mjek në Departamentin e Mjekësisë Familjare, thekson se rruga drejt amësisë prek një grua në më shumë mënyra sesa mendohet zakonisht.
“Shumica e grave shtatzëna janë të motivuara të bëjnë ndryshime të shëndetshme, sepse ato nuk janë vetëm duke e bërë për veten, por edhe për fëmijën,” tha ai për MedicalXPress.
Studimet tregojnë se shëndeti fizik, emocional dhe shpirtëror i nënës para dhe gjatë shtatzënisë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e fëmijës. Dr. Lutzkanin jep disa rekomandime thelbësore:
– Ndiqni një dietë të balancuar, të ulët në yndyrna dhe kolesterol, me shumë fruta, perime dhe proteina të shëndetshme.
– Ushtroni aktivitet fizik rregullisht, veçanërisht ushtrime kardio për rreth 20 minuta disa herë në javë.
– Qëndroni të hidratuara dhe mbani një peshë të shëndetshme.
– Hiqni dorë nga duhani, droga dhe alkooli.
– Merrni çdo ditë 400 mcg acid folik, i përfshirë në shumicën e multivitaminave për gra.
– Këshillohuni me mjekun për menaxhimin e çdo gjendjeje kronike.
Përgatitja e hershme dhe kujdesi i vazhdueshëm ndihmojnë jo vetëm nënën, por edhe sigurojnë një fillim sa më të shëndetshëm për jetën e fëmijës. /Gazeta Shneta/


