Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përhapja e variantit Omicron: Reuters paraqet një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve

Lajme 13/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Reuters ka publikuar një përmbledhje të rëndësishme të zhvillimeve kryesore si rrjedhojë e përhapjes së variantit Omicron në botë.

Evropë

Britania raportoi të paktën një vdekje nga varianti Omicron, vdekja e parë e konfirmuar publikisht në nivel global dhe u kërkoi njerëzve të merrnin vaksina përforcuese, shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta

Sekretari britanik i shëndetësisë tha se varianti Omicron do të bëhet varianti dominues në kryeqytet në 48 orët e ardhshme, ndërsa Danimarka pret që ai të bëhet dominant këtë javë.

Norvegjia do të forcojë më tej kufizimet në një përpjekje për të minimuzuar një rritje të pritshme të Omicron, thanë udhëheqësit e vendit.

Lindja e Mesme dhe Afrika

Presidenti i Republikës Demokratike të Kongos, e cila ka shkallën më të ulët të vaksinimit në botë me afërsisht 0.1%, u bëri thirrje njerëzve që të vaksinohen pasi varianti Omicron u zbulua atje dhe ndërsa rastet rriten në mënyrë eksponenciale.

Rreth 400,000 vaksina Covid-19 do të skadojnë në Senegal deri në fund të dhjetorit, tha kreu i programit të imunizimit, pasi vendi përballet me probleme logjistike, jetëgjatësi të shkurtër dhe hezitim ndaj vaksinimit.

Operatori kryesor i aeroportit ndërkombëtar të Ganës tha se do të gjobisë linjat ajrore me 3,500 dollarë për çdo pasagjer që vie dhe që nuk është i vaksinuar ose që rezulton pozitiv në mbërritje.

Azia

Provinca e madhe prodhuese kineze Zhejiang po lufton valën e saj të parë këtë vit, me qindra mijëra qytetarë në karantinë dhe zona të goditura nga virusi që pezulluan operacionet e biznesit, shkurtojnë fluturimet dhe anuluan ngjarjet.

Autoritetet shëndetësore në Tianjin kanë zbuluar rastin e parë Omicron të Kinës kontinentale, raportuan mediat shtetërore.

Amerika

Shtetet e Bashkuara kaluan 50 milionë raste të dielën, sipas raportit të Reuters.

Pelegrinët katolikë, vlerësohen të kenë mbledhur në mbi 1.5 milion njerëz në Mexico City të dielën për mbledhjen vjetore të Virgjëreshës së Guadalupe, pasi festimet u anuluan vitin e kaluar. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakZyrtari i Aeroportit iu kërkon teste PCR, “Avicena” ua merr nga 120 euro për test
Artikulli i rradhës Stresi pandemik ka shkaktuar një krizë të rënies së flokëve, flasin ekspertët mjekësor

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.