Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Stresi pandemik ka shkaktuar një krizë të rënies së flokëve, flasin ekspertët mjekësor

Jetë 13/12/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shumë njerëz kanë përjetuar rënie të flokëve pas rikuperimit nga COVID-19 për shkak të një gjendjeje të shkaktuar nga stresi të ashtuquajtur telogen effluvium.

Ky lloj i rënies së flokëve ka prekur edhe personat që nuk janë infektuar me koronavirus, shkruan Very Well Health përcjell Gazeta Shneta.

Telogeni effluvium nuk është i përhershëm dhe flokët zakonisht do të rriten përsëri për sa kohë që nivelet e stresit reduktohen.

Meredith McGraw, vuri re se fillimisht se flokët e saj po rralloheshin në mënyrë dramatike në muajin mars, rreth tre muaj pasi u diagnostikua me COVID-19.

Rënia e flokëve nuk ndodhi gradualisht ose në mënyrë delikate; ishte e papritur dhe alarmante. McGraw tha se ishte thellësisht e shqetësuar nga “grupet dhe grumbujt” e “flokëve të thatë, të ngatërruar si kashtë” që po i binin nga skalpi i saj.

“Po më humbisnin tonelata flokësh dhe ato po binin menjëherë, duke u ngatërruar në nyje me flokët e ngjitur ndërsa flija ose laja flokët,” tha ajo për Verywell. “Qaja shpesh dhe u ndjeva e pashpresë. Isha e tmerruar nga njerëzit që më shihnin me këto flokë.”

McGraw nuk ishte e vetme në këtë betejë. Një studim zbuloi se në mesin e pacientëve që ishin shtruar në spital me COVID, 22% kishin të bënin me rënien e flokëve muaj pas daljes nga spitali.

Në verë, Instituti i Trikologëve (IoT) në Mbretërinë e Bashkuar anketoi anëtarët e tyre dhe zbuloi se 79% thanë se kishin parë raste të “rënies së flokëve pas kalimit të sëmundjes COVID” në klinikat e tyre, raportoi The Guardian.

Çfarë saktësisht po i bën pacientët me COVID-19 të humbasin flokët e tyre?

Përgjigja nuk është plotësisht e drejtpërdrejtë, por ekspertët thonë se ka të ngjarë të ketë më shumë të bëjë me stresin që vjen nga kontraktimi i virusit sesa vetë sëmundja.

“Ka shumë arsye pse njerëzit përjetojnë rënie të flokëve dhe stresi është një prej tyre,” tha Meg Mill, doktoreshë e farmacisë dhe praktikuese e mjekësisë funksionale, për Verywell.

Telogen effluvium, termi klinik për humbjen e flokëve të lidhur me stresin, zakonisht ndodh rreth tre muaj pas një ngjarjeje stresuese, tha Dr. Mill.

Ajo shtoi se njerëzit mund të përjetojnë rënie të flokëve pas lindjes së fëmijës ose pas një operacioni të madh, dhe praktikuesit shëndetësorë po shohin të njëjtat rezultate pas infeksionit COVID-19 në disa njerëz. Nivelet e theksuara të stresit mund të prishin ciklin natyror të rritjes së flokëve dhe të çojnë në rënie të tepërt dhe humbje të flokëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërhapja e variantit Omicron: Reuters paraqet një përmbledhje të shkurtër të ngjarjeve
Artikulli i rradhës Pfizer ka njoftuar se tre doza të vaksinës së tyre anti- COVID ofrojnë mbrojtje kundër Omicron

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.