Boris Johnson është vendosur në kujdes intensiv pasi gjendja e tij me koronavirus është përkeqësuar njoftoi Downing Street sonte.
Kryeministri, i cili u pranua në Spitalin St Thomas në Londër mbrëmë u dërgua në kujdes intensiv në orën 7 gjatë kësaj mbrëmje, transmeton Gazeta Shneta.
Ai ka kërkuar nga Sekretari i Jashtëm Dominic Raab ta përfaqësoj gjatë këtyre ditëve, për aq kohë sa gjendja e tij nuk është stabile.
Sipas zëdhënësit atje, gjendja e kryeministrit është përkeqësuar dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv në spital.
Gjithashtu, kryeministri po merr kujdes të shkëlqyeshëm dhe falënderon të gjithë stafin për punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur. /GazetaShneta/