Një studim ndërkombëtar me të dhëna nga 56 shtete tregon se përhapja e obezitetit do të binte ndjeshëm nëse do të përdorej një definicion i ri që kërkon prezencën e një sëmundjeje shoqëruese, si diabeti apo tensioni i lartë, për ta klasifikuar një person si klinikisht obez.
Sipas studiuesve nga universitetet si Emory, Johns Hopkins, Queensland dhe të tjerë, në disa vende prevalenca e obezitetit do të binte mbi 50%, por me dallime gjinore dhe rajonale.
Për shembull, në Malavi, rënia ishte 68% te burrat dhe 53% te gratë.
Ekspertët paralajmërojnë se një definicion i tillë, ndonëse mund të jetë më i përshtatshëm për rrezikun aktual të sëmundjeve, mund të krijojë ndjesi të rreme sigurie dhe të pengojë ndërhyrjen e hershme.
“Ulja e obezitetit është e rreme. Personat me BMI të lartë por pa sëmundje shoqëruese nuk duhet të lihen pas dore,” tha autori kryesor, Dr. Rodrigo Carrillo-Larco nga Emory.
Ai theksoi se kujdesi parandalues dhe ushqimi i shëndetshëm mbesin thelbësorë, pavarësisht klasifikimeve të reja./Gazeta Shneta/


