Ndodhë shpesh që të ketë mospajtime mes kolegëve mirëpo, jo në krye të detyrës siç ka ndodhur në një spital të Indisë.
Në spitalin “Umaid” në Rajasthan të Indisë janë filmuar dy doktorë, duke u përleshur teksa po operonin një grua shtatzënë. Gjest ky shumë i ulët dhe i papranueshëm nga shikuesit, pasi që kjo video është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale, transmeton gazetametro.net
Mjekët e përfshirë në këtë skandal janë suspenduar nga detyra dhe sipas një njoftimi që ka bërë drejtori i spitalit për BBC-në thuhet se nëna dhe fëmija janë mirë.