Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përmbytja e sallave në bllokun kirurgjik, SHSKUK: Do të merren masa higjienike-sanitare për rikthimin në punë

Lajme 05/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pas rrjedhjes së ujit në bllokun kirurgjik në QKUK për shkak të dëmtimit të gypave të ujit, SHSKUK ka thënë se sallat e operacioneve do të rikthehen në punë pasi të merren masat higjienike-sanitare.

Një shpërthim i një gypi të ujit gjatë punimeve për renovimin e Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK javën e kaluar, shkaktoi rrjedhje të ujit në të gjitha katet e bllokut kirurgjik duke përmbytur të gjitha sallat e operacioneve, shkruan Gazeta Shneta.

Kjo situatë ka kolapsuar të gjithë bllokun kirurgjik dhe si rrjedhojë është reduktuar numri i operacioneve. Aktualisht Klinika e Neurokirurgjisë po kryen operacione në sallën e Klinikës së Maksillës; Kirurgjia Abdominale në ORL; Torakalja në Spitalin Kirurgjik të Fëmijëve; Vaskularja dhe Urologjia janë zhvendosur në Ortopedi, ndërsa Kirurgjia Plastike në Gjinekologji.

Nga SHSKUK kanë thënë se së shpejti do të rikthehen sallat e operacionit në gjendje të rregullt, duke zbatuar masa të plota higjenike-sanitare.

Tutje, SHSKUK-u ka bërë të ditur se Inspektorati Sanitar do të përfshihet në vlerësimin final të gjendjes së sallave të operacionit, për të siguruar zbatimin e standardeve të nevojshme të sigurisë.

“Ju informojmë se ShSKUK do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara higjienike-sanitare për të rikthyer sallat e operacionit në gjendje të rregullt. Poashtu, Inspektorati Sanitar do të jetë i përfshirë në vlerësimin final të gjendjes. Javën e kaluar është bërë një riorganizim i sallave të operacionit në klinikat tjera, në pajtim të plotë ndërmjet drejtorëve të klinikave.”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Nga SHSKUK nuk kanë treguar nëse po bëhet vlerësim i dëmeve dhe nëse janë dëmtuar pajisjet mjekësore të cilat gjenden në sallat e operacionit.

Në komunikatën e fundit të SHSKUK-së, kanë treguar se janë marrë masat adekuate që situata të tejkalohet pa vonesa të mëdha, duke kërkuar mirëkuptim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKanceri: Sfidat e shkencës në kërkimin e ilacit të mundshëm
Artikulli i rradhës Ndahet nga jeta Dr. Shaip Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.