Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), ka njoftuar se është ndarë nga jeta Dr. Shaip Morina, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme.
Sipas njoftimit të dhënë, OMK, ka bërë një përmbledhje rreth veprimtarisë dhe shkollimit tashmë të të ndjerit, Dr. Morinës, përcjell Gazeta Shneta.
“Dr. Shaip Morina në vitin 1984 kreu studimet për mjekësi të përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kosovës. Ndërsa Specializimin për Kirurgji të Përgjithshme e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Hasan Prishtina”, në Prishtinë. Dr. Shaip Morina u shërbeu qytetarëve në Spitalin e Përgjithshëm, në Gjilan, për vite me radhë”.
Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqve të tij. /Gazeta Shneta/




