Nga dita e martë fusha anticiklonike nga Evropa perëndimore do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, duke sjellë përmirësim të motit me vranësira të pjesshme dhe intervale më të gjata me diell.
Temperaturat e ajrit në ditët para do të pësojnë rënie me minimale nga -3C deri -1C, e maksimale nga 5C deri në 7C, e nga dita e mërkurë maksimalet do të rriten në 10C deri 11C, njofton Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-10m/s, e më pas do të fryejë lehtë nga krahu jugor 1-2m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.