Në Kuvendin e Kosovës janë përplasur ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ministri aktual Arben Vitia.
Vitia i ka thënë Zemajt se nuk ka njohuri elementare në fushën e shëndetësisë dhe pandemisë, derisa i ka kërkuar përgjigje pse nuk arriti t’i sigurojë vaksinat kundër Covid-19, shkruan Gazeta Shneta.
“Njohuri elementare që i keni në këtë fushë. Për shkak të një situatë që e keni krijuar. Pse nuk kemi pas vaksina në kohën tuaj zotëri Zemaj. Nëse e keni aq me rëndësi shëndetin publik, jo që nuk i siguruat vaksinat por as nuk bëni thirrje për vaksinim.
Zemaj në anën tjetër i është përgjigjur Vitisë duke i thënë se është mjeku i vetëm në Kosovë që nuk e ka veshur asnjëherë mantilin e bardhë.
“Nuk je mjek ti, i vetmi mjek që nuk e ka vesh mantilin e bardhë në pandemi jeni ju dhe shpresoj të jeni i fundit”, ka deklaruar Zemaj. /Gazeta Shneta/