Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka deklaruar se Kosova e ka tejkaluar variantin Delta më shpejt sesa Izraeli e SHBA.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka folur sot në Kuvendin e Kosovës për situatën epidemiologjike. Sipas tij prej fillimit të rasteve me variantin Delta në Kosovë ende nuk janë bërë dy muaj dhe tani jemi në përfundim të kësaj vale, shkruan Gazeta Shneta.
“Fal masave të Qeverisë Kurti Kosova po arrin të tejkalojë variantin Delta, më të rrezikshmin deri tani, më shpejt ende sesa dy muaj, akoma dy muaj nuk janë bërë prej fillimit të variantit Delta dhe jemi në përfundim. India katër muaj, Britani katër muaj, SHBA tre muaj po vazhdon ende, Izreali tre muaj po vazhdon akoma, Mali i Zi dy muaj po vazhdon ende bile duke u rritur”, ka deklaruar Vitia.
Vitia ka deklaruar se Qeveria Kurti është treguar e aftë në uljen e shpejt të rasteve përmes masave.
“Qeveria Kurti është treguar e aftë për të parandaluar tri valë të virusit, prill 2020 me masat qe kemi marr, e njëjta në prill 2021 dhe tani. Qeveria pararake nuk është treguar e aftë për shkak të masave joefikase nuk ka arritur të ulë kaq shpejt e kaq thellë rastet. Në çdo valë kemi arritur që të ulim sa më shkurt e sa më shpejt numrin e viktimave”, ka thënë Vitia.
Ministri ka deklaruar poashtu se Kosova i ka tejkaluar të gjitha vendet e rajonit me numrin e vaksinave të administruara. /Gazeta Shneta/