Ministri Arben Vitia dhe deputeti Bekim Haxhiu janë përplasur ashpër me deklarata në komisionin për Shëndetësi.
Haxhiu i ka bërë disa pyetje ministrit të Shëndetësisë Vitia lidhur me veprimtarinë e tij në një institucion privat gjatë kohës sa nuk ishte në pozitën e ministrit.
Haxhiu e ka pyetur për shumën e pagës që ka marr Vitia në institucionin privat shëndetësor “Olive”, nëse ndonjë familjar i tij ka punuar në këtë institucion, si dhe për hetimet e Agjencisë Antikorrupsion për konfliktin e mundshëm të interesit në rastin e tij.
E Vitia i ka kthyer përgjigje për të gjitha pyetjet që i ka shtruar Haxhiu. Ai ka thënë se bashkëshortja e tij punon në Spitalin “Olive” dhe asnjëherë nuk e ka fshehur këtë. Vitia poashtu ka deklaruar se paga e tij ka qenë 3500 Euro bruto dhe Antikorrupsioni nuk është duke hetuar por ka nxjerr vendim se nuk ka konflikt interesi në rastin e tij.
“Ka kaluar koha kur deputetë të caktuar vijnë në zyret e prokurimit në MSH dhe bëjnë presion për ta fituar tenderin një kompani me vitamin C nga Serbia. E dini ju shumë mirë këtë që po e them”, ka deklaruar Vitia. /Gazeta Shneta/




