Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fekaj alarmon gjendjen e rëndë në kirurgji: Të ndërpriten operacionet laparaskopike ose t’ju kërkojmë pacientëve të blejnë materialin

Lajme 14/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Kirurgjisë Abdominale si shumë klinika tjera të Qendrës Klinike Universitare (QKUK) vazhdon të ketë mungesë të barnave e pajisjeve tjera, që i duhen për ndërhyrjet kirurgjike laparaskopike. E derisa pacientët detyrohen që vet t’i blejnë materialet e nevojshme, të cilat klinika do të duhej t’i kishte, mjekët detyrohen që këto materiale t’i kërkojnë nga pacientët, në rast se duan t’i kryejnë intervenimet për të cilat janë në pritje.

E këtë gjë nuk e mohon as drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Abdominale Enver Fekaj. Ai thotë se janë të detyruar që të kërkojnë nga pacientët, që  t’i blejnë pajisjet të cilat u duhen mjekëve gjatë ndërhyrjes kirurgjike.

Fekaj ka thënë për “IndeksOnline” se derisa Klinika të pajiset me materialet e nevojshme për ndërhyrje laparaskopike, ata janë të detyruar që t’u thonë pacientëve që t’i blejnë ato. Ndërsa pohon se kanë bërë kërkesë për furnizim me materialet e nevojshme, por derisa të furnizohen ata kanë dy zgjidhje ose t’i ndërpresin operacionet ose tu thonë pacientëve t’i blejnë materialet e nevojshme për operim.

“Kemi bërë kërkesë urgjente për furnizim. Deri sa te furnizohemi me klipa ligues dhe porta laparoskopise, ne kemi dy zgjidhje; ose të ndërpriten intervenimet e laparoskopise ose materiali qe mungon te sigurohet nga pacientet! Varianti i dytë, ndonëse i padëshirueshëm për Klinikën tonë, mundëson trajtimin Kirurgjik të pacientëve dhe shkurton kohen e pritjes se pacientëve për intervenimet e laparoskopise”, ka thënë Fekaj në një përgjigje për IndeksOnline.

Fekaj thotë se kanë bërë kërkesë për furnizim urgjent me material harxhues nga SHSKUK-ja, por se ende nuk është bërë furnizimi.

“Fillimisht, ju njoftoj se unë jam Drejtor i Klinikes se Kirurgjise Abdominale nga 18.11.2022. Kërkesë për furnizim me material harxhues ( ku perfshihen, mes tjerash, edhe klipat ligues ne kirurgjine laparoskopike) nga Klinika e Kirurgjise Abdominale, jane bëre me 23.09.2022 , nga ish Drejtori i Klinikes, ne kuadër të Planifikimit për barna dhe material harxhues per vitin 2023. Pavarësisht kërkesës nuk ka ndodhur furnizimi. Me 01.02.2023 nga Klinika e Kirurgjisë abdominale drejtuar Drejtorisë së SHSKUK-se, është bëre kërkesë për furnizim urgjent, mes tjerash, edhe për  klipa ligues, për porta laparoskopike (troakar) një dhe shumë perdorimëshe dhe jemi në pritje të furnizimit. Porta laparoskopise ( troaka) shumë perdorimëshe, 2 javët e fundit, nuk funksionon”, thotë Fekaj. /IndeksOnline/

Artikulli paraprakDy të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Artikulli i rradhës Përplasje e ashpër në mes të Vitisë dhe Haxhiut: Ka kaluar koha kur deputetët ndikojnë në prokurimin e MSH-së

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.