Janë ndër çiftet më simpatike të shoubizit shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, mund të jenë shembull i një martese të lumtur për shumë çifte të reja.
Në prezantimet e tyre në publik, çdo herë rrezatojnë dashuri dhe ëmbëlsi. Derisa, si shumë prej çifteve të estradës, as Miriami dhe Albani, nuk janë të shkëputur nga mediet sociale.
Së fundmi, këngëtari, ka postuar një foto të Miriamit dhe vajzës së tyre, Amelias, në Instagram, derisa shihen nënë e bijë të përqafuara.
Ai, ka bërë një ‘’emoji’’ të botës, që nënkupton se të dyja janë bota e tij.