Përse nuk duhet ta rregulloni shtratin

2017-05-05 në ora 07:41

Për të qenë sa më të rregullt e të disiplinuar, gjithçka nis që nga rregullimi i shtratit. Por rezulton se ky veprim është i gabuar dhe këtë e thonë shkencëtarët.

Përse?

Një studim i realizuar në 2005 –ën zbuloi se krijesat e shumta që gjenden në shtrat kanë më shumë gjasë që të mbijetojnë në një habitat të pastër e të rregullt.

Sipas të përditshmes “The Independent”, nëse e rregulloni shtratin pasi zgjoheni nga gjumi, do të zini brenda çdo mikrob që ndodhet në të, duke i dhënë kështu mundësinë perfekte për t’u shumuar.

Ndaj ekspertët këshillojnë që ta lini shtratin të pa rregulluar, dritaret e hapura që të futet dielli e ajri i pastër.

Sipas shkencëtarit Stephen Pretlove, mikrobet që gjenden mes çarçafëve jetojnë dhe zhvillohen falë lagështisë, ndaj ajri dhe rrezet e diellit janë mënyra më e mirë për t’i dehidratuar dhe detyrimisht për t’i vrarë./tvklan.al