Mim Jekonson, një nënë e diagnostifikuar me kancer, ka vendosur që të mos iu tregojë fëmijëve që ka kancer për arsye specifike, të cilën e kishte rrëfyer në sajtin australian të destinuar për bebe Essential Baby.
Ja çfarë thoshte rrëfimi i saj më saktësisht:
“Mjeku dëshiron që t’i diskutoj rezultatet së bashku me pacientin.
Zemra ime ra në tokë. Rezultatet e biopsisë që kisha bërë në një gungë në gjoksin tim doli të ishte kancer.
Kancerin tripal negativ të gjirit, me sa duket – agresiv dhe përhapës i shpejtë.
Jeta që unë nuk mund ta paramendoja para syve të mi. Terrori u vendos shpejt, shumë shpejt i ndjekur nga fajësia.
Kam dy fëmijë, njëra prej tyre është vajzë. Po sikur kjo të ishte gjenetike? A do ta merrte edhe ajo? Mos jam shkak i rritjes së rrezikut të kësaj diagnoze ndaj saj?
A do të rriteshin fëmijët e mi pa nënë, pasi unë kisha dështuar të qëndroja gjallë? Mendimet ishin të errëta dhe, madje edhe 18 muaj më vonë, më përndjeknin.
Sa më shumë që të jetë e mundur, i mbajtëm larg nga spitali. Spitalet mund të jenë vende të frikshme për fëmijët dhe unë nuk dua që ajo të më shohë të lidhur për një shtrati.
Mund t’i mbuloja flokët me kapelë kur binin, për këtë arsye investova shumë në to.
Për fat të mirë, në moshën e tyre të re, ata nuk pytën rreth asaj që panë.
Mamaja ime erdhi me një ide të bukur – t’i thosha vajzës sime se flokët do të rriteshin pak më shumë nëse do t’më jipte përqafime.
Ndërsa trajtimi vazhdoi, burri im mori rolin tim në familje në kohën kur nuk munda. Në ditët kur nuk isha shumë mirë, u përpoqa të qëndroja fizikisht sa më shumë që munda.
Shikimi i fëmijëve të mi, plot energji dhe shëndet të mirë, më shtyu të bëja më mirë.
Ndërsa trajtimi mbaroi, niveli im i energjisë u rrit dhe flokët filluan të rriteshin përsëri. Unë po kthehem ngadalë në nënën që isha para kancerit, edhe pse sigurisht nuk do të jem kurrë e njëjtë.”/Gazeta Shneta/