Një studim i ri, i botuar në Perception, zbulon se njerëzit me sindromën e “borës vizuale” – një gjendje neurologjike e rrallë që shkakton perceptimin konstant të pikave të shndritshme në sy – kanë tendencë të shohin fytyra në objekte dhe modele që nuk ekzistojnë në realitet.
Hulumtuesit analizuan 250 vullnetarë, përfshirë 132 me simptoma të sindromës. Pjesëmarrësit panë 320 imazhe të përditshme dhe vlerësuan sa lehtë mund të shohin fytyra.
Rezultatet treguan se grupi me “borë vizuale” raportoi shfaqje më të forta dhe më të shpeshta të fytyrave iluzore, veçanërisht ata që vuajnë edhe nga migrena, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët shpjegojnë se truri i këtyre individëve është më aktiv se normalisht, duke amplifikuar sinjalet vizuale që zakonisht do të injoroheshin.
Ky zbulim mund të ndihmojë në diagnostikimin më të saktë të sindromës dhe të ofrojë një tregues të dukshëm të aktivitetit të ndryshëm të trurit.
Studimi gjithashtu tregon se perceptimi i ndryshëm nuk është një çrregullim imagjinativ – truri i personave me “borë vizuale” përpunon informacionin vizual ndryshe, duke dhënë një kuptim të ri për mënyrën se si truri interpreton botën përreth nesh./Gazeta Shneta/


