Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ‘’Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë është bërë përurimi i renovimeve dhe punimeve.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari, Vesel Krasniqi, kryesuesi i Kuvendit, Argjend Thaçi, drejtori i QKMF-së, Dr Afrim Krasniqi, dhe profesionistët shëndetësorë përuruan këto renovime dhe punime, shkruan Gazeta Shneta.
Ky projekt është edhe një prej projekteve të shumta që u realizuar dhe u financuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.
Kryetari Kastrati, i përgëzoj stafin mjekësor për shërbimet që ofrojnë me profesionalizëm për qytetarët. Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e QKMF-së së Malishevës./Gazeta Shneta/




