Ka përfunduar renovimi i brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së në Rahovec.
Përurohet përfundimi i renovimit të brendshëm të objektit të vjetër të QKMF-së në Rahovec. Ky përurim bëhet në kuadër të festimeve të çlirimit të Kosovës dhe në vigjilje të 14 qershorit, ditës së çlirimit të Rahovecit shkruan Gazeta Shneta.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës së Rahovecit në Facebook. Sipas tij, vlera e këtij investimi është: 459.853.59 €.
Ky projekt përfshin renovimin e brendshëm të të gjitha reparteve, duke përfshirë: Zgjerimin e korridoreve, rregullimin e dyshemesë, rregullimin e nyjeve sanitare, vendosjen e dyerve dhe të dritareve të reja, vendosjen e ashensorit të ri, instalimin e ujësjellësit, kanalizimin dhe rrjetin elektrik. Investimet e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në pjesën e jashtme të objektit, me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për qytetarët tanë./Gazeta Shneta/
Postimi i plotë: