Ka përfunduar procesi i konkursit për drejtor të Departamentit të Infermierisë në QKUK.
Komisioni Përzgjedhës ka publikuar rezultatet ku bëhet e ditur se Shpresa Surdulli është kandidatja e përzgjedhur për këtë pozitë, shkruan Gazeta Shneta.
Surdulli ka dal e para me 377 pikë, ndonëse në testin me shkrim ishte në pozitën e dytë me 77 pikë. Kandidati i parë në testin me shkrim me 79 pikë, Sami Tahiraj, ka mbetur në vendin e dytë pas intervistës me gojë me 363 pikë.
Në vendin e tretë është renditur Ardian Gashi me 346.5 pikë, Bekim Sejdiu në vendin e katërt me 345 pikë dhe Abdullah Gruda në vendin e pestë me 344.5 pikë.
Vjollca Jusufi është vlerësuar në vendin e gjashtë me 344 pikë, Luljeta Musliu në vendin e shtatë me 339 pikë aq sa ka edhe Qemajl Krasniqi në vendin e tetë, ndërsa Ferat Kabashi është i fundit me 325 pikë. /Gazeta Shneta/