Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bie numri i rasteve me grip, në Klinikën Infektive thonë se fruthi këtë vit nuk paraqet problem

Lajme 10/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Situata me gripin sezonal i është kthyer normalitetit. Kështu thotë drejtori i infektives, Hamdi Ramadani, duke shtuar se pos gripit sezonal, ka raste më pak edhe me fruth, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zejnie Gashi 56 vjeçe është shtrirë në Klinikën e Infektives për trajtim nga gripi sezonal.

“Nuk e di se a ishte grip apo çka ishte, me temperaturë, me ethe e vjellje…”, thotë pacientja Zejnie Gashi për RTV Dukagjini.

Mirëpo, sipas drejtorit të kësaj klinike, Hamdi Ramadani numri i pacientëve me grip sezonal, ditëve të fundit ka rënë dukshëm.

“Situatën e kemi krejtësisht të tejkaluar. Situatën e kemi stabile. Momentalisht kemi pesë pacientë që po trajtojmë, por gjendja e tyre është e mirë dhe stabile”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Hamdi Ramadani.

Ai po ashtu shton se edhe rastet me fruth janë të vogla në numër krahasuar me periudhën e vitit të kaluar.

“Ne besojmë se nuk do të kemi epideminë e fruthit pasi të njëjtën e kemi pasur në vitet 2017 dhe 2018, pastaj është bërë edhe imunizimi. Në këto dy javët e fundit në Klinikën Infektive janë evidentuar tri raste”, tregon më tej Hamdi Ramadani.

Ndërsa, sipas Ramadanit, aktualisht në këtë klinikë është lajmëruar vetëm një rast me pickim nga rriqrat.

https://www.facebook.com/infoboxrtvdukagjini/videos/642380769539700/

Artikulli paraprakPërzgjidhet drejtoresha e Infermierisë në QKUK, ja emri i saj
Artikulli i rradhës Disa mite që s’duhen besuar më rreth shtatzënisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.