Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë arsye përse gjyshja e nënës është më e rëndësishme se ajo e babait

Jetë 27/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sipas disa studimeve që përcjell një portal italian (passionemamma), gjyshja nga ana e nënës ka tendencë të jetë më e rëndësishme për fëmijën se ajo nga ana e babait. Kjo gjë ndikohet nga disa faktorë, të cilët do t’i shohim më poshtë.

Përse gjyshja e mamit është më e rëndësishme?

  • Për forcë të zakonit fëmija do të kalojë më shumë kohë me gjyshen e mamit duke qënë se edhe vetë nëna e re do të preferojë të kalojë më tepër kohë me nënën e saj. Do të kërkojë ta shoqërojë gjatë ekografisë, në momentin e banjos së fëmijës, do t’i kërkojë ta ndihmojë me fëmijën etj. Vetvetiu krijohet një raport më i thellë.
  • Gjyshet e mamit shpesh janë më të disponueshme. Sipas disa studimeve ato janë më të gatshme të mbajnë nipërit dhe mbesat. Në momentin që ato e shikojnë se vajza e tyre është në vështirësi ofrohen direkt për ta ndimuar.
  • Që në momentin e lindjes ato e shohin nipin dhe mbesën si fëmijën e tyre. Pra ai fëmijë ka ardhur në jetë nga vajza e tyre dhe jo nga një “e panjohur” që tashmë është gruaja e djalit. Gjyshet e babait duan pak kohë të mësohen me idenë dhe të krijojnë një lidhje të mirë me fëmijën. Megjithatë kjo nuk është absolute.
  • Gjyshja e mamit ka një rëndësi gjenetike. Ajo ka mbajtur në trupin e saj ovocitin e nënës, prej së cilit u krijua veza dhe më pas fëmija. Në momentin që gjyshja ka qënë shtatzanë me nënën e bebes, ovocitet e saj ishin formuar.
  • Shpesh nënat kanë më tepër besim tek mamaja e tyre. ato e dinë si sillet nëna e tyre sepse prej saj janë rritur prandaj është normale që të ndiejë më tepër besim se tek vjehrra. Kjo është një nga arsyet se përse nëna e re preferon që nëna e saj të kujdeset për fëmijën dhe për pasojë marrëdhënia e fëmijës me të do të jetë më e fortë./pernenat.al/
Artikulli paraprak5 gjëra që gabimisht i kemi ditur për ciklin menstrual
Artikulli i rradhës Horoskopi, 28 nëntor 2017

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.