E dashur,
Të dy u gëzuam pa masë kur më the se ishe shtatzanë. Që nga dita, që zoti na bekoi me një fëmijë, trupi yt filloi të ndryshojë.
Faleminderit.
Ndërsa unë dilja me miqtë, ti rrije në shtëpi, nuk ndiheshe mirë dhe villje shpesh. Ndërsa ankohesha se isha i lodhur nga puna, ti nuk bëje zë e nuk ankoheshe nga shqetësimet që kishe ndërkohë që fëmija ynë rritej brenda teje.
Faleminderit.
Pashë të urreje ushqimin tënd të preferuar, të ndryshoje dietën dhe të shtoje në peshë. Humbe format e tua të bukura, për fëmijën tonë, humbe një pjesë të bukurisë kur barku yt i sheshtë filloi të rritej. Rrobat nuk të bënin më dhe ti shqetësoheshe për strijat. Faleminderit.
Një ditë, më thirre me gëzim, për të ndjerë fëmijën tonë, që lëvizte brenda barkut tënd. Ishte e pabesueshme, një mrekulli. Pikërisht në atë çast iu betova vetes se ti do të ishe përgjithmonë mbretëresha ime.
Faleminderit.
Nuk e dija se sa e fortë ishe, derisa të pashë të duroje e përballoje dhimbjet ndërsa sillje në jetë fëmijën tonë.
Ti sakrifikon gjithçka për të na ndërtuar një familje. Do të të respektoj gjithmonë. Ti meriton më të mirën në jetë dhe unë do të përpiqem të ta jap.
Faleminderit.
Trupi yt është i përsosur , strijat e tua janë kaq të bukura sepse simbolizojnë forcën dhe bukurinë e të qenit Nënë.
Gjithçka që mund të të them e dashur, është: Faleminderit.