Mund të mësoni teknika të posaçme për t’i bërë masazh foshnjave por shpesh ju e dini më mirë se çfarë i pëlqen fëmijës suaj. Në thelb masazhi është ledhatim i foshnjës që e bëni ashtu si ju vjen natyrshëm, kështu ndoshta nuk keni pse të shqetësoheni.
Duhet të shmangni ndonjë pjesë të çarë të lëkurës apo ndonjë vend që është duke u shëruar si dhe nuk duhet t’i bëni masazh për dy ose tre ditë pasi foshnja të ketë marr vaksinën, shkruan Practical Parenting transmeton Gazeta Shneta.
Ka disa gjëra që mund t’i mbani parasysh dhe një numër teknikash të provuara për pjesë të ndryshme të trupit.
Teknikat:
Barku, bëni masazh në formë rrathësh duke fërkuar qendrën e barkut të foshnjës.
Shpina, fërkojeni me të dyja duart nga poshtë në qendër të shpinës. Bëni lëvizje rrethore me gishta e mëdhenj midis pllakave të shpatullave.
Këmbët, fërkojini pjesët e pasme të kofshëve dhe pastaj fërkojeni lehtë nga lart në shpinë deri poshtë tek këmbët. Filloni poshtë tek këmba dhe ngjituni lart tek kofshët nga brenda dhe pastaj në formë rrethi zbrisni prapë poshtë përgjatë pjesës së jashtme të këmbëve.
Krahët, fillojeni fërkimin nga poshtë jashtë krahut dhe pastaj kaloni nga lart poshtë.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Pesa hapa drejt masazhit perfekt:
– Sigurohuni që si ju, ashtu edhe foshnja të jeni të qetë dhe ajo të jetë shtrirë në prehrin tuaj ose në dysheme.
– Bëjeni masazh me duar të zhveshura dhe përdorni pak vaj vegjetal që fërkimet të rrëshqasin lehtësisht.
– Sigurohuni që duart t’i keni të ngrohta dhe ngroheni pak edhe vajin para se ta përdorni.
– Në fillim përdorni shtypje të lehta e të njëtrajtshme dhe pastaj bëjini pak më të forta, kur të fitoni besim se çfarë i pëlqen foshnjës.
– Ҫdo lëvizje bëjeni të ngadaltë dhe përsëriteni disa herë para se të vazhdoni me tjetrën. /Gazeta Shneta/