Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Lajme 23/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë raste të dhunës në familje kanë ndodhura gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Policisë rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Podujevë dhe Prishtinë.

Në Fushë Kosovë, një grua është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar nënën e saj. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Në Podujevë, një burrë është arrestuar për dhunë psikike ndaj bashkëshortes, por është liruar në procedurë të rregullt.

Rast i ngjashëm është regjistruar edhe në Lipjan, ku një shtetas palestinez është arrestuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij; ai po ashtu është liruar me procedurë të rregullt.

Në Prishtinë, janë regjistruar dy raste të tjera. Në njërin, një burrë që kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes u arrestua dhe iu konfiskua një armë me pesë fishekë; ndërsa në rastin tjetër, një grua pësoi lëndime trupore pas dhunës nga bashkëshorti i saj, i cili u ndalua me vendim të prokurorit.

Policia njofton se ndaj të gjithë të dyshuarve janë ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse dhe se rastet po hetohen nga organet kompetente.

Artikulli paraprak“Tetori rozë”- QRSHP në Prishtinë mban ligjëratë informuese para studentëve mbi parandalimin e kancerit të gjirit
Artikulli i rradhës SHSKUK demanton ish-punonjësen për Klinikën e Neurokirurgjisë: Pretendime të pabazuara dhe të pavërtetuara

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.