Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK demanton ish-punonjësen për Klinikën e Neurokirurgjisë: Pretendime të pabazuara dhe të pavërtetuara

Lajme 23/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas publikimit të një kronike nga një medium vendor, e cila, sipas këtij institucioni, përmban pretendime të pavërteta dhe të pabazuara lidhur me gjendjen dhe funksionimin e Klinikës së Neurokirurgjisë në QKUK.

Në reagimin zyrtar, ShSKUK thekson se kronika në fjalë “nuk është e argumentuar me asnjë fakt apo material filmik dhe nuk qëndron në asnjë pjesë të përmbajtjes së saj”, duke shtuar se pretendimet e paraqitura janë të njëanshme, të pavërteta dhe të ndërtuara mbi deklaratat e një personi që nuk përfaqëson realitetin dhe as stafin aktual të klinikës”.

Sipas ShSKUK-së, personi që flet në kronikë është një ish-punonjëse e QKUK-së, ndaj së cilës ekziston një vendim i Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënim me 6 muaj burgim, respektivisht me gjobë prej 2,500 euro, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në reagim theksohet se ndaj së njëjtës punonjëse janë ndërmarrë disa procedura disiplinore gjatë viteve të fundit, përfshirë hetime për përvetësim të materialeve kirurgjikale dhe sjellje joprofesionale.

Ajo është transferuar disa herë në klinika të ndryshme për shkak të parregullsive të konstatuara në punë, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës më 21 gusht 2025.

QKUK, sqaron se personi që flet në kronikë, një ish-instrumentare, ka Vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, është dënuar me 6 muaj burgim, apo gjobë materiale 2 mijë e 500 euro, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, e poashtu, e përfshirë në disa raste të shkeljeve të rënda disiplinore dhe ligjore gjatë periudhës së saj në QKUK.

ShSKUK thekson se këto të dhëna janë të dokumentuara dhe të verifikueshme nga organet kompetente.

Në të njëjtin reagim, SHSKUK thekson se Klinika e Neurokirurgjisë mbetet një nga klinikat më të avancuara në vend, ku janë investuar miliona euro në pajisje moderne mjekësore, përfshirë mikroskopin neurokirurgjikal të gjeneratës së fundit dhe renovimin e plotë të bllokut operativ./Gazeta Shneta/

LEXO EDHE:

Denoncimi i ish-punonjëses: Papastërti në sallën e operacioneve dhe shqetësim rreth higjienës në Klinikën e Neurokirurgjisë së QKUK

 

Artikulli paraprakPesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Artikulli i rradhës 1 në 5 të rritur në BE dhe vendet OECD përjetojnë simptoma depresive – Si po reagojnë shtetet e BE-së

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.