Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pesë raste të reja me Covid-19.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa numri i rasteve aktive është 132 persona të infektuar.
MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 6,361 doza të vaksinave kundër Covid-19. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 67 mijë qytetarë me dy doza të vaksinave. /Gazeta Shneta/