Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës i ka siguruar qytetarët e Kosovës se peshku në tregun e Kosovës, është i sigurt për konsum.
Kjo deklaratë e AUV vjen pas raportimeve në media se qytetarët e Kosovës kanë konsumuar peshk me krimba Anisakis, e të cilët sipas raportimeve janë përbëjnë rrezik për shëndetin e popullatës që i ka konsumuar. Këto krimba, të gjatë deri në 3 centimetra, janë vërejtur me sy të lirë gjatë analizave laboratorike që janë kryer nga data 24 nëntor 2023 deri më 6 shkurt 2024.
“Është e domosdoshme të shpjegohet se ngarkesat me peshk nga SHBA, Kanadaja, Spanja, Kroacia, Maqedonia e Veriut, në Republikën e Kosovës vinë të ngrira në më shumë se -18 C dhe me certifikata shëndetësore të autoriteteve të këtyre vendeve. Lloji i peshkut Merluc (hake) i cili gjendet në tregun e Kosovës për të cilin bëhet fjalë, përveç se është i ngrirë, i përket llojit i cili është i dedikuar për tu përgatitur me trajtim të nxehtësisë (D.M.TH të gatuhet) e jo si i freskët apo i shkrirë në specialitete si „krudo“ apo „sushi“ me ç’rast nuk mundet të vihet para konsumatorit nëse përmban parazitë.”, thuhet në sqarimin e AUV.
Sqarimi i plotë nga AUV:




