Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

Këshilla për shtatzëna 21/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës, kërkon zgjatjen e pushimit të lehonisë nga 14 javë sa është aktualisht, në gjashtë muaj.

Nismëtarët e peticionit argumentojnë se një zgjatje e tillë është e nevojshme për të forcuar lidhjen emocionale në fazat e para të jetës së fëmijës.

“Katërmbëdhjetë javë pushim lehonie përbëjnë vetëm 98 ditë, një periudhë shumë të shkurtër në një nga fazat më të rëndësishme të jetës së një fëmije”, thuhet në faqen zyrtare të peticionit.

Sipas organizatorëve, në moshën tre muajshe foshnja është ende plotësisht e varur nga nëna. Ata theksojnë se afërsia, ushqyerja me gji, krijimi i lidhjes emocionale dhe ndjenja e sigurisë janë elemente thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.

Përveç nevojave të foshnjës, peticioni vë në dukje edhe rëndësinë e kohës së mjaftueshme për nënën që të rikuperohet fizikisht dhe psikologjikisht pas lindjes. Nismëtarët kërkojnë gjithashtu përmirësimin e ekuilibrit mes jetës familjare dhe asaj profesionale.

Në Zvicër, debati për zgjatjen e pushimit prindëror ka qenë i pranishëm prej kohësh, me disa iniciativa që synojnë modele të reja të lejes për të dy prindërit. /Albinfo

Artikulli paraprakArratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë
Artikulli i rradhës IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.