Komisioni Evropian rekomandon pezullimin e fluturimeve nga Afrika e Jugut si rezultat i përhapjes së variantit të ri, që u zbulua për herë të parë këtë javë.
Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen thotë se masa do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së variantit shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Njejtë sikurse EU, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar vendosjen e kufizimeve kundër Covid.
Bazuar në këto njoftime, Britania e Madhe dhe Holanda kanë pezulluar përkohësisht fluturimet nga vendet e Afrikës Jugore.
Ndërsa, Italia, Franca dhe Izraeli, në listën e tyre të kuqe kanë vendosur edhe Mozambikun.
Japonia ka njoftuar se nga e shtuna, udhëtarët nga Afrika Jugore do të duhet të karantinohen për 10 ditë dhe duhet të bëjnë gjithsej katër teste gjatë asaj kohe.
Kurse, Republika Çeke do të ndalojë hyrjen e personave që ka kaluar më shumë se 12 orë në ato vende me rrezikshmëri të lartë të Covid që nga dita e shtunë.
Në anën tjetër, Gjermania, e cila aktualisht po kalon një valë të katërt të infeksioneve për shkak të variantit Delta, do të lejojë vetëm gjermanët të fluturojnë në Gjermani nga Afrika e Jugut që nga mbrëmja e ditës së sotme./Gazeta Shneta/




