Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pfizer, pilula e tyre anti-COVID shkurton shtrimet në spital dhe rrezikun e vdekjes me 90%

Lajme 06/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Covid-19
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania Pfizer Inc, njoftoi të premten se pilula e tyre eksperimentale antivirale ndaj COVID-19, ulë normat e shtrimit në spital dhe vdekjeve me gati 90% te të rriturit me rrezik të lartë.

Aktualisht, shumica e trajtimeve të COVID-19 kërkojnë një injeksion intravenoz IV. Pilula e konkurrentit Merck për COVID-19 është tashmë nën shqyrtimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) pasi tregoi rezultate të forta fillestare dhe të enjten Mbretëria e Bashkuar u bë vendi i parë që e miratoi atë, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Pfizer tha se do t’i kërkojë FDA-së dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që të autorizojnë pilulën e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi ekspertë të pavarur rekomanduan ndalimin e studimit të kompanisë bazuar në fuqinë e rezultateve të saj. Pasi Pfizer të aplikojë, FDA mund të marrë një vendim brenda disa javësh ose muajsh.

Që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar, studiuesit në mbarë botën janë duke garuar për të gjetur një pilulë për të trajtuar COVID-19 që mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat, për të shpejtuar shërimin dhe për t’i mbajtur njerëzit jashtë spitalit.

Të kesh pilula për trajtimin e hershëm të COVID-19″ do të ishte një përparim shumë i rëndësishëm”, tha Dr. John Mellors, shefi i sëmundjeve infektive në Universitetin e Pittsburgh, i cili nuk ishte i përfshirë në studimin e Pfizer.

“Nëse dikush zhvillon simptoma dhe rezulton pozitiv, ne mund të përshkruajmë një recetë në farmacinë lokale siç kemi bërë për sëmundjet infektive,” tha ai.

Të premten, kompania Pfizer publikoi rezultatet paraprake të studimit të tyre të zhvilluar me 775 të rritur. Pacientët që morën barin e kompanisë së bashku me një antiviral tjetër menjëherë pasi shfaqën simptomat e COVID-19, patën një reduktim prej 89% në shkallën e tyre të kombinuar të shtrimit në spital ose vdekjes pas një muaji, krahasuar me pacientët që merrnin një pilulë placebo.

“Ne shpresonim që të kishim diçka të jashtëzakonshme, por është e rrallë që të shihni barna të shkëlqyera me pothuajse 90% efikasitet dhe 100% mbrojtje ndaj vdekjes,” tha Dr. Mikael Dolsten, zyrtari kryesor shkencor i Pfizer, në një intervistë të fundit.

FDA ka caktuar një takim publik në fund të këtij muaji për të rishikuar pilulën e komapanisë Merck, të njohur si molnupiravir. Kompania raportoi në shtator se bari i tyre uli normat e shtrimit në spital dhe vdekjeve me 50%.

Ekspertët paralajmëruan kundër krahasimit të rezultateve paraprake për shkak të dallimeve në studime, duke përfshirë vendin ku është kryer dhe çfarë lloje variantesh qarkullonin.

“Është shumë herët të thuhet se kush e fitoi vrapimin e njëqind metrave”, tha Dr. Mellors. “Ka një ndryshim të madh midis 50 dhe 90 përqindëshit por ne duhet të sigurohemi që popullsitë ishin të krahasueshme.”

Edhe pse pilula Merck është më tej në procesin rregullator në SHBA, bari i Pfizer mund të përfitojë nga një profil sigurie që është më i njohur për rregullatorët me më pak flamuj të kuq.

Ndërsa gratë shtatzëna u përjashtuan nga prova Merck për shkak të një rreziku të mundshëm të defekteve të lindjes, bari i Pfizerit nuk kishte ndonjë kufizim të ngjashëm.

SHBA-ja ka miratuar më parë për COVID-19, remdesivir dhe autorizoi tre terapi antitrupash që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë virusin. Por ato duhet të jepen në formë intravenoze në spitale ose klinika dhe furnizimet e kufizuara u tendosën nga rritja e fundit e variantit Delta. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakGjermania mes rekordeve të reja të rasteve të infeksionit SARS-CoV-2
Artikulli i rradhës Kroacia vendos kufizime të reja ndërsa varianti Delta po përhapet me shpejtësi

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.