Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kroacia vendos kufizime të reja ndërsa varianti Delta po përhapet me shpejtësi

Lajme 06/11/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autoritetet kroate do të kufizojnë grumbullimet dhe do të zgjerojnë përdorimin e dokumentacionit rreth vaksinimit ose një testi negativ për COVID-19 për të frenuar infeksionet në rritje pasi numri i personave të infektuar shënoi rekorde të reja të premten.

Ekipi i krizës vendore, njoftoi se rregullat e reja për tubime do të zbatohen duke filluar nga sot, por masat me kartonin e vaksinimit dhe një test negativ për COVID do të marrë më shumë kohë për t’u zbatuar, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.

Kryeministri Andrej Plenkoviç, u shpreh i zhgënjyer se vaksinimi po shkon “me ritmin e kërmillit” pasi ka arritur rreth 50% të popullsisë prej 4.2 milionë banorësh.

“Kjo nuk është normale,” tha Plenkoviç, sipas televizionit shtetëror HRT.

“Ne kemi pasur një pandemi për gati dy vjet, më shumë se 5 milionë njerëz kanë vdekur dhe kemi një situatë ku disa nga qytetarët tanë ende nuk e kuptojnë rrezikun që paraqet COVID-19”.

Ashtu si pjesa më e madhe e Evropës Qendrore dhe Lindore, Kroacia ka parë një rritje të madhe të infeksioneve dhe shtrimeve në spital në javët e fundit për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit dhe rregullave të relaksuara të virusit.

Shumica e vendeve në rajon kanë shkallë vaksinimi prej rreth 50% ose më pak, që është më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian prej rreth 75%.

Kroacia raportoi gati 7 mijë infeksione të reja të premten, pasi konfirmoi rreth 6,300 një ditë më parë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPfizer, pilula e tyre anti-COVID shkurton shtrimet në spital dhe rrezikun e vdekjes me 90%
Artikulli i rradhës Pjesëmarrja e grave në hulumtimet klinike studimore të vaksinës COVID-19

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.