Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pink flet hapur: kam pasur disa aborte, i pari në moshën 17-vjeçare

Jetë 02/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pink është e njohur për personalitetin e saj “kontravers”.

Por edhe karakteret më të forta janë të ndjeshëm ndaj dëshpërimit të një aborti. Për herë të parë, këngëtarja dhe kompozitorja ka folur hapur për përjetimin e humbjes së foshnjës, kur ajo ishte vetëm një adoleshente.

Lajmi vjen paralel me albumin e saj të fundit, Hurts 2B Human. Në një intervistë, 39-vjeçarja foli rreth frymëzimit për këtë album, duke shpjeguar se ka shprehur një sërë përjetimesh përfshirë betejën e saj me ankthin, imazhin e vetes, vetëvlerësimin, dashurinë për veten etj. Një këngë në veçanti ” Happy”,  e ka frymëzimin nga historia e saj personale e abortit. Teksti i këngës fillon kështu: Që kur isha 17 vjeçe e urreja trupin tim dhe ndjeva se edhe vetë trupi më urrente mua.

“Unë kam pasur gjithmonë një trup shumë të fortë, por kur isha 17 vjeçe pata një abort. Unë mund ta kisha pasur atë fëmijë. Por kjo ndodh me një vajzë të re, të duket sikur trupi yt nuk është i aftë të bëjë atë që duhet dhe të dy urreheni me njëri-tjetrin”,- shpjegon Pink në intervistë.

Dhe nuk do të ishte hera e fundit që këngëtarja është përballur me një abort. “Kam pasur disa aborte që nga ajo kohë dhe mendoj se duhet të flasim edhe për gjërat ndaj të cilave kemi turp, sado të dhimbshme të jenë ato”, – thotë këngëtarja.

Por pesë vjet pas abortit të saj të parë këngëtarja vendosi të bëjë terapi dhe kjo ndryshoi gjithçka.

“Unë e dua terapinë sepse ajo të ndihmon të identifikosh pikat e tua të dobëta. Edhe pse kjo është e pakëndshme dhe e dhimbshme, është e rëndësishme sepse duke i njohur, ti punon me to për t’i përmirësuar”.

Pink është vetëm një nga këngëtaret e famshme botërore që ka folur hapur për abortin.

Artikulli paraprakKëto shenja tregojnë se fëmijët tuaj janë duke jetuar në ankth
Artikulli i rradhës Burra mbani shënim: 9 gjërat që gratë shtatzëna duan që ju t’i dini

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.