Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pirana: Gratë që kanë pasur kancer të gjirit nuk duhet t’u shpohet dora apo t’u matet tensionin në anën e operuar

Lajme 02/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetarja e shoqatës së pacientëve me kancer, Violeta Pirana, është shprehur e shqetësuar për një problem që po e përjetojnë pacientet e kancerit të gjirit si pasojë e mosdijes nga stafi shëndetësor në vendin tonë.

Sipas kryetares Pirana stafi shëndetësor duhet ta ketë parasysh që gratë të cilat kanë pasur kancer kancer të gjirit nuk duhet t’u shpohet dora apo t’u matet tensionin në anën e operuar sepse pacientet po fitojnë limfoedemen, shkruan Gazeta Shneta.

Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ajo ka reaguar ndaj këtyre rasteve dhe ka kërkuar që çdo personel shëndetësor i cili nuk i përmbahet kësaj rregulle duhet të mbajë përgjegjësi për shkaktimin e limofdemes.

Ajo ka potencuar se çdo paciente duhet të pyetet se në cilën anë është e operuar dhe nuk guxon të shpohet.

 Reagimi i plotë:

Dua te shpreh nje shqetsim te madh qe po perjetojne pacientet e kancerit te gjirit ne Kosove.

Fjala eshte sidomos per te gjitha qofte QKMF apo ndonje repart tjeter te QKUK apo spitaleve regjionale.

Problemin qe e kane pacientet e operuar nga kanceri i gjirit te cilave jane hequr gjandrrat limfatike eshte se kur duhet te bejne analizat e gjakut, apo bejne matjen e tensionit apo edhe te marrin infuzione per arsye te ndryshme, nuk kushtohet kujdes i duhur sepse ne anen e operuar ku kane hequr gjandrrat limfatike nuk guxohet qe ajo dore asesi te shpohet apo ne ate dore te matet tensioni.

Kjo mosdije nga stafi shendetsor po kushton shume pacienteve te kancerit te gjirit, sepse atyre po ju ajet dora, pra po fitojne LIMFOEDEMEN.

Renesansa per te edukuar pacientet e kancerit te gjirit ka shperndare bylyzyke qe cdo paciente e operuar e kancerit te gjirit duhet ta mbaje ne ate ane te operuar dhe kjo per te alarmuar cdo kend qe deshiron qe te shpoje apo te mat tension ne ate dore.

Prandaj cdo personel ndihemes mjeksor qe nuk i permbahet kesaj rregulle do te mbaj pergjegjesi per shkaktimin e LIMFOEDEMES tek pacientja e operuar nga kanceri i gjirit.

Cdo paciente duhet te pytet se cila ane eshte e operuar dhe ajo ane nuk guxon te shpohet.

Por edhe cdo paciente qe e ka bylyzykun si alarm ne ate dore poashtu nuk guxon te shpohet as te matet tensioni.

/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Simptomat e mungesës së vitaminës B12: 7 shenja të pazakonta që mund të shfaqen në gojën tuaj

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.