Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Piranjat” zbulojnë mashtrimet që bëhen me testet e intolerancës ushqimore në Kosovë

Lajme 02/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prej shumë vitesh testi i intolerancës ushqimore është kthyer në një nga metodat më të përhapura të dietologëve.

Ky test ndihmon në hartimin e dietave të detajuara, kryesisht për personat mbi peshë, por jo vetëm. Ekzaminime të tilla bëhen vetëm nga klinika apo laboratorë të specializuar. Por sa të specializuara janë klinikat që ofrojnë këtë shërbim në Kosovë.

Ekipi i “Piranjave” vizituan një nga katër klinikat private në Prishtinë që bëjnë testin e intolerancës ushqimore dhe zbuluan se ky shërbim ishte një skemë mashtrimi. Nga investigimi i “Piranjave” rezultoi se nuk ka laborator të certifikuar që kryen analizën e intolerancës ushqimorë në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

“Piranjat” zbuluan gjithashtu se stafi mjekësor që pretendonte se kryente këto teste në klinikën private në Prishtinë nuk kishte kompetencat për të bërë analizën e intolerancës ushqimore, me mjekë pa diploma dhe të paspecializuar që merrnin përsipër të hartonin dietat e qytetarëve duke i vënë në rrezik jetën. Ndër të tjera klinika private e vendosur në qendër të Prishtinës u merrte pacientëve 150 euro për testin e supozuar të intolerancës ushqimore, për të cilin klinikat nuk prisnin as kuponë tatimor.

“Piranjat” demaskojnë klinikën private në Prishtinë, si i zhvaste pacientët, 150 euro për analizën e “intolerancës ushqimore”

Emisioni investigativo-statrik “Piranjat” u rikthye në ekranin e ABC-së, mbrëmjen e sotme në orën 21:01. Sërish “Pirnjat” premtojnë tema delikate të cilave do u shkohet deri në fund, shpesh të trajtuara me doza ironie e komiciteti.

Emisioni i konceptuar si një shoë investigativ, që është eksploruar për herë të parë në ekranin e ABC-së, do të moderohet nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara. Në 2 orë e 30 minuta Emisioni “Piranjat” do të trajtojë tema delikate, investigime dhe denoncime.

Por gjithashtu do të ketë kamera të fshehta, reportazhe me histori njerëzore nga e gjithë Shqipëria.

Nuk do të mungojnë as këtë sezon kronikat humoristike, të përgatitura me shumë kujdes nga piranjat e emisionit./abcnews.al

Artikulli paraprakMuaji tetor dedikuar kancerit të gjirit, njihuni me shenjat e para identifikuese
Artikulli i rradhës Efektet anësore të zemërimit të babait tek fëmija, tregon pediatrja Lira Gjika

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.