Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Muaji tetor dedikuar kancerit të gjirit, njihuni me shenjat e para identifikuese

Jetë 02/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Muaji tetor cilësohet të jetë muaji rozë, ku i dedikohet ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit. Por, çfarë realisht është kanceri i gjirit dhe cilat janë simptomat e tij identifikuese?

Kanceri i gjirit do të thotë që një tumor malinj është zhvilluar nga rritja e pakontrolluar dhe jo e duhur e qelizave të gjirit shkruan Verywell Health, transmeton Gazeta Shneta.

Informohuni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, duke klikuar në këtë link.

Qelizat jonormale do të ndahen dhe grumbullohen me shpejtësi, duke formuar një gungë ose masë të gjirit. Ajo e cila konsiderohet e rrezikshme është përhapja e qelizave kancerogjene në pjesë të tjera të trupit, nëse ajo nuk identifikohet për trajtim.

Zakonisht, shenjat e hershme të kancerit të gjirit janë ndryshimet në lëkurë, madhësia ose formimi i gungave apo edhe dhimbje të gjirit.

Shenjat e para

Ndryshimet në lëkurë: këtu përfshihen shtrëngimi, trashja e indeve Brenda dhe rreth gjirit, skuqje, vena të dukshme.

Forma dhe madhësia e gjoksit: është e vërtetë që gjatë ciklit menstrual ju mund të përjetoni ndryshime në gjoksin tuaj. Mirëpo, në rast se keni ënjtje, ndjeshmëri, dhimbje ose gunga ju duhet të raportoni mjekun tuaj.

Dhimbja: dhimbja e gjirit mund të jetë shqetësuese. Ka shumë shkaqe që ndikojnë në këto dhimbje duke përfshirë pubertetin, menstruacionet, menopauza. Mirëpo, nëse përjetoni dhimbje të gjirit ose rreth thithkave mund të jetë një simptomë e kancerit të gjirit. Për këtë arsyje, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMoti në pesë ditët e ardhshme
Artikulli i rradhës “Piranjat” zbulojnë mashtrimet që bëhen me testet e intolerancës ushqimore në Kosovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.