Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pirja e duhanit dhe përdorimi i cigareve elektronike së bashku mund të dëmtojnë shëndetin

Jetë 17/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se përdorimi i përbashkët i cigareve dhe pajisjeve për avullim (“dual use”) nuk ul rrezikun e kancerit.

Njerëzit që ndërrrojnë herë pas here cigaren me vape mund të mendojnë se po e ulin rrezikun për shëndetin, por studimi i publikuar në revistën *Nicotine and Tobacco Research* thotë të kundërtën.

Sipas studiuesve, ata që pinë si cigare ashtu edhe vape përballen me të njëjtat nivele të nikotinës dhe substancave kancerogjene si ata që pinë vetëm cigare. Analiza u bazua në të dhënat e afro 2,700 të rriturve në një studim federal mbi efektet afatgjata të konsumit të duhanit.

Rezultatet treguan se përdoruesit e dyfishtë kishin nivele më të larta të nitrosaminës, një substancë që mund të shkaktojë kancer, dhe gjithashtu më shumë përbërës organikë të dëmshëm, krahasuar me ata që përdorin vetëm vape.

Dr. Zheng Xue nga Shoqata Amerikane e Kancerit theksoi se dual-use nuk është një mënyrë efektive për të mbrojtur shëndetin, dhe mund të jetë po aq i rrezikshëm sa pirja e vazhdueshme e duhanit.

Shoqata Amerikane për Veprim Kundër Kancerit rekomandon që duhanpirësit të ndjekin programe të posaçme për ndërprerjen e duhanit dhe të përdorin medikamente për të ndihmuar në largimin nga varësia ndaj nikotinës.

Po ashtu, FDA (Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave) duhet të rregullojë më rreptësisht produktet e duhanit dhe të largojë nga tregu produktet e paligjshme që nuk janë provuar të kenë përfitime për shëndetin publik./GazetaShneta/

Artikulli paraprakNdërron jetë edhe një i lënduar nga zjarri në Koçan, shkon në 62 numri i viktimave
Artikulli i rradhës Shtetet anëtare të OBSH-së miratojnë traktatin pandemik për përballimin e kërcënimeve të ardhshme shëndetësore globale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.