Gratë që pinë duhan gjatë shtatzanisë rrezikojnë vetveten dhe foshnjën e tyre, NHS England ka paralajmëruar, pasi shifrat tregojnë se më shumë se një në 10 gra vazhdojnë të përdorin cigare edhe gjatë shtatzanisë.
Sipas NHS England, më shumë se 61. 000 gra shtatzëna ende janë duke pirë duhan në kohën që janë duke lindur. Në Backpool, Corby, Durham dhe Mansfield një në pesë gra shtatzëna janë ende duhanpirëse kurse shkalla është më e ulët është në rajonin e Londrës, në më pak se një në 20 gra vazhdojnë pirjen e duhanit.
Pirja e duhanit vazhdon të marrë një taksë të shëndetit. Kishte 489.300 pranime në spital që atribuohen pirjes së duahnit në 2017-2018. Në 2017, pati 77. 800 vdekje që i atribuohen pirjes së duhanit, që përbënin 20% të vdekjeve në meshkuj dhe 12% në femra./GazetaShneta/