Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Plagët e infektuara dhe kujdesi ndaj tyre

Jetë 19/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një infeksion i plagës ndodh kur mikrobet, të tilla si bakteret, rriten brenda lëkurës së dëmtuar të një plage. Shumica e plagëve të infektuara shkaktohen nga kolonizimi bakterial, me origjinë ose nga flora normale në lëkurë, ose bakteret nga pjesët e tjera të trupit ose mjedisi i jashtëm.

Bakteret më të zakonshme që shkaktojnë infeksionin janë Staphylococcus aureus dhe llojet e tjerë të stafilokokëve Një person mund të jetë në gjendje të trajtojë infeksione të vogla plagësh në shtëpi. Sidoqoftë, personat me infeksione më të rënda ose të vazhdueshme të plagëve duhet të kërkojnë kujdes mjekësor. Nëse një plagë infektohet, ajo mund të përkeqësohet në vend që të përmirësohet. Çdo dhimbje, skuqje dhe ënjtje zakonisht do të rritet në intensitet.

Simptomat e plagëve të infektuara

Simptomat më të zakonshme të plagëve të infektuara përfshijnë:

  • lëkurë të ngrohtë rreth plagës
  • qelb i verdhë ose jeshil që vjen nga plaga
  • erë të pakëndshme
  • skuqje në lëkurë rreth plagës
  • ethe dhe të dridhura
  • dhimbje
  • nauze
  • të vjella

Faktorët e rrezikut

Plagët infektohen kur bakteret hyjnë në plagë dhe fillojnë të shumohen. Bakteret mund të vijnë nga lëkura përreth, mjedisi i jashtëm ose objekti që ka shkaktuar dëmtimin.Eshtë e rëndësishme të pastroni dhe mbroni plagën siç duhet për të zvogëluar rrezikun e infeksionit.

Rreziku i infeksionit të plagës është më i lartë nëse:

  • plaga është e madhe, e thellë ose ka një buzë të dhëmbëzuar
  • papastërtitë ose grimcat e huaja hynë në plagë
  • shkaku i plagës ishte një dëmtim që përfshinte një objekt të ndotur ose të ndryshkur

Komplikimet

Nëse një person nuk merr trajtim për një infeksion të plagës, ai mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit, gjë që mund të çojë në komplikime serioze, duke përfshirë:

Celuliti: është një infeksion i shtresave dhe indeve më të thella të lëkurës dhe mund të shkaktojë ënjtje, skuqje dhe dhimbje në zonën e prekur. Simptoma të tjera mund të përfshijnë ethe, marramendje,përziera dhe të vjella.

Osteomieliti: është një infeksion bakterial i kockave ku simptomat përfshijnë dhimbje, skuqje dhe ënjtje rreth zonës së infektuar. Lodhja dhe ethet janë simptoma të tjera që mund të prekin ata me osteomielit.

Sepsa: është një reagim ekstrem imunitar që mund të ndodhë kur një infeksion hyn në qarkullimin e gjakut. Sepsa mund të çojë në dështim të shumëfishtë të organit dhe është e rrezikshme për jetën.

Trajtimi i plagëve të infektuara në shtëpi

Njerëzit me një infeksion të lehtë të një plage të vogël mund të jenë në gjendje të trajtojnë plagën në shtëpi. Sidoqoftë, infeksionet më të rënda të plagës kërkojnë vëmendje të shpejtë mjekësore, veçanërisht ato që ndodhin së bashku me simptoma të tjera, të tilla si ethe, ndjenja e keqe dhe skuqje që vijnë nga plaga. Për të trajtuar një plagë të infektuar në shtëpi, ndiqni këta hapa:

  1. Para se të filloni, sigurohuni që të gjitha pajisjet e nevojshme janë të pastra. Për shembull, nëse përdorni piskatore, pastrojeni më parë me alkool.
  2. Lani mirë duart me sapun dhe ujë të ngrohtë, më pas shpëlajini dhe thani ato.
  3. Pastroni plagën me ujë të ngrohtë mbi të për disa minuta. Përdorni ujë të ngrohtë dhe me sapun për të pastruar lëkurën përreth, por shmangni futjen e sapunit në plagë.
  4. Sigurohuni që të mos ketë papastërti ose mbeturina, të tilla si qelqi në plagë. Për të hequr papastërtitë, ose përdorni piskatore ose fërkoni me kujdes dhe butësisht plagën me një leckë të butë të lagur.
  5. Nëse dëshironi, vendosni një shtresë të hollë vaji antiseptik ose vazelinë në plagë
  6. Lëreni lëkurën të thahet në ajër përpara se ta mbuloni me fashë. Zakonisht nuk ka nevojë të mbulohen prerjet dhe copëzat e vogla.

Këshilla të tjera për trajtimin e plagëve në shtëpi përfshijnë:

  1. Ndryshoni fashën e plagës të paktën një herë në ditë. Zëvendësojeni menjëherë nëse bëhet e lagësht ose e ndotur.
  2. Lani plagën butësisht çdo ditë.
  3. Shmangni përdorimin e peroksidit të hidrogjenit ose jodit në plagë pasi këto mund të shkaktojnë acarim të lëkurës tek disa njerëz.
  4. Ndaloni përdorimin e vajrave të tjerë antiseptik nëse ato shkaktojnë acarim të lëkurës.
  5. Nëse plaga nuk tregon shenja përmirësimi brenda 1-2 ditëve, vizitoni doktorin./GazetaShneta/
Artikulli paraprakSarkoma e indeve të buta tek adoleshentët
Artikulli i rradhës Vaksina historike e kancerit të lëkurës mund të jetë e disponueshme në vetëm 2 vjet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.