Një person i moshës 21-vjeçare, është plagosur me armë zjarri në fshatin Suhodoll, pjesë e Veriut të Mitrovicës, në orën 21:00. Mbiemri i të plagosurit mësohet të ketë qenë Jevtiq.
Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim hoti, njofton KosovaPress.
Ai ka deklaruar se sipas deklaratës së viktimës, ai është sulmuar nga një person që doli nga një makinë e tipit “Golf 4”, e cila ishte në qarkullim.
”Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe është në kërkim të autorit të këtij sulmi”, ka njoftuar Hoti.