Një nënë paralajmëron se ky rrjetët e shorceve tek djemtë mund të jenë më të rrezikshme se sa duket, pasi ajo tregon historinë e tmerrshme të penisit të djalit të saj duke u ‘mbytur’ brenda tij, deri në atë pikë sa ai do mund ta ketë humbur penisin e tij krejtësisht.
L.C ishte në pushim në Spanjë me djalin e saj pesëvjeçar më parë këtë muaj kur e mori atë në dush për të hequr pantallonat e tij të notit, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa i tërhoqi ato, ajo e kuptoi se penisi i tij ishte kapur në rrjetën e shorceve dhe, siç shkruante në një post në Facebook, “e kishte mbytur atë”.
“Ai po lëshonte një britmë që nuk e kisha dëgjuar më parë”, shkruante ajo. Ndërsa djali ishte me dhimbje, Laura nxori djalin e saj të vogël në qendrën mjekësore në hotelin ku qëndronte.
Laura thotë se djali i saj është rikuperuar pa ndonjë rrezik, por ajo po paralajmëron prindërit e tjerë që të jenë më të kujdesshëm me rrjetëzimin e shorceve të notit të djemve, duke u kërkuar atyre të mos ua veshin fëmijëve të tyre shorce të tilla./Gazeta Shneta/


