Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Plagoset pulmologu Zekirija Shahini në Kumanovë

Lajme 07/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pulmologu nga Likova dhe njëherësh kandidati për kryetar të Këshillit Komunal, Zekirija Shahini, ka qenë sot cak i një atentati në Kumanovë.

Dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tij, rreth orës 13:54 minuta.

Nga të shtënat, Shahini ka mbetur i plagosur dhe me ndihmën e parë është dërguar në Spitalin e Qytetit në Kumanovë.

Drejtori i spitalit të Kumanovës, Sasho Stoshevski, konfirmoi për agjencinë MIA se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Personi është pranuar me katër plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në parakrahun e majtë dhe gjurin e djathtë. I kemi kryer të gjitha ekzaminimet. Pacienti është jashtë rrezikut për jetë. Ai është transportuar në spitalin e Shkupit”, tha Stoshevski.

“Dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në veturën e personit Zekirija Shahini nga fshati Sllupçan, i punësuar në Klinikën e Pulmologjisë. Me ndihmën e parë është dërguar në spital”, njoftuan nga SPB Kumanovë.

Motivet e atentatit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka formuar disa pista hetimi për të identifikuar autorët. Prokuroria Publike ka bërë të ditur se indikacionet e para nuk flasin për motive politike, megjithëse po hetohen të gjitha rrethanat e rastit, shkruan AlsatM.

“Dy prokurorë nga Zyra e Prokurorisë Themelore të Kumanovës janë në vendngjarje. Gjurmët dhe provat materiale po grumbullohen dhe do të ekzaminohen. Një person është ndaluar lidhur me të shtënat, ndërsa sulmuesi kryesor është ende në kërkim”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Shahini, përveç profesionit si mjek pulmolog në Shkup, është edhe ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare gjatë vitit 2001.

Lidhur me ngjarjen, kanë reaguar subjektet politike në vend.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë dënuar ashpër sulmin, duke e quajtur atë “akt barbar dhune” dhe kanë kërkuar nga institucionet që të veprojnë me transparencë dhe vendosmëri.

“Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor. Kërkojmë nga MPB dhe Prokuroria të identifikojnë dhe arrestojnë autorët sa më shpejt. U bëjmë thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi”, thuhet në reagimin e BDI-së, e cila ka njoftuar edhe pezullimin e aktiviteteve të ditës në shenjë solidariteti.

Edhe koalicioni VLEN ka dënuar sulmin, duke kërkuar vetëpërmbajtje dhe respektim të institucioneve kompetente.

“Dënojmë çdo akt dhune dhe bëjmë thirrje për qetësi dhe respektim të institucioneve që duhet ta zbardhin rastin”, thuhet në reagimin e tyre.

Artikulli paraprak​Banka Botërore: Ngadalësohet rritja ekonomike në Kosovë
Artikulli i rradhës Sapo ishte zgjedhur kryebashkiake, kjo është gjendja shëndetësore e 57-vjeçares së plagosur jashtë shtëpisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.