Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sapo ishte zgjedhur kryebashkiake, kjo është gjendja shëndetësore e 57-vjeçares së plagosur jashtë shtëpisë

Lajme 07/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryebashkiakja e sapozgjedhur e qytetit gjerman Herdecke, ndodhet në gjendje kritike për jetën pas një sulmi me thikë jashtë banesës së saj.

Iris Stalzer, 57-vjeçare dhe nënë e dy adoleshentëve, u gjet me plagë që rrezikonin jetën, në qytetin Herdecke të rajonit Ruhr në Gjermani. Ajo u transportua me helikopter në spital, njoftoi policia për CNN.

Kancelari Friedrich Merz reagoi ndaj ngjarjes duke e quajtur “një krim të tmerrshëm”.

“Ne kemi frikë për jetën e kryebashkiakes së sapozgjedhur, Iris Stalzer, dhe shpresojmë për një shërim të plotë. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e saj,” shkroi Merz në rrjetin social X.

Stalzer, përfaqësuese e Partisë Socialdemokrate (SPD) të qendrës së majtë, u zgjodh kryebashkiake e Herdecke në raundin e dytë të zgjedhjeve më 28 shtator dhe pritej të merrte detyrën në nëntor.

Administrata e qytetit Herdecke e përshkroi ngjarjen si “tronditëse dhe të pabesueshme”, pa dhënë detaje të tjera për sulmin, i cili fillimisht u raportua nga gazeta gjerman Bild dhe transmetuesi publik WDR.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar një motiv por policia bëri të ditur se po shqyrtohen të gjitha pistat hetimore dhe se një lidhje familjare me ngjarjen nuk përjashtohet.

Vlen të përmendet se vitet e fundit në Gjermani janë shënuar disa sulme ndaj politikanëve. Në vitin 2019, vendi u trondit nga vrasja e Walter Lübcke, një zyrtar lokal që mbështeste politikat pro-refugjatëve të ish-kancelares Angela Merkel.

Ai u qëllua për vdekje nga një neonazist ndërsa qëndronte në tarracën e shtëpisë së tij, ndërsa sulmuesi është dënuar me burgim të përjetshëm./TCH

Artikulli paraprakPlagoset pulmologu Zekirija Shahini në Kumanovë
Artikulli i rradhës Rumania në alarm të kuq për shkak të reshjeve të shiut, urdhërohet mbyllja e shkollave

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.