Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Platforma “Kosova që duam” synon reformim edhe në shëndetësi

Lajme 31/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me 23 maj të këtij viti është themeluar platforma “Kosova që duam”. Kjo platformë përfshin të gjithë qytetarët e Kosovës që shprehin dëshirë të jenë forca politike për ndryshime pozitive në vend, thotë Hana Xhemajli nga Fondacioni Frederik Stiftung.

Kjo platformë fokusin e ka në disa fusha, e njëra ndër ato është shëndetësia, sipas Xhemajlit, njofton Kallxo.com

“Për shkak që shëndetësia ka probleme të panumërta me 23 Maj kemi bërë dhomat e të menduarit ku pjesë e saj kanë qenë shoqëria civile, studentë, kushdo që ka dashur të marr pjesë, kanë qenë të ftuar ka zgjatur diku 5-6 orë ku në diskutim e sipër i kemi identifikuar disa prioritete që duhet të trajtohen. U morëm me sigurimet shëndetësore, e dijmë se çka është por nuk e dijmë se çka do të thotë për qytetarin e Kosovës”, tha përfaqësuesja e Fondacionit Frederik Stifung.

Ajo thotë se konferenca i ka mbledhur rreth 300 persona që kanë participuar në tema të ndryshme. Ndërsa përkundër faktit që ka pasur ekspertë të shumtë tryezës nuk i është bashkangjitur Ministria e Shëndetësisë.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim, ftesën e kanë me qenë pjesëmarrës në tryezat tona deri më tani nuk kemi pas pjesëmarrës, ndoshta kanë marr pjesë në pjesën e parë e cila e ka bërë vetëm hapjen e konferencës. Mirëpo prej asaj dite kemi mbajtë edhe dy tryeza të ndryshme”, tha Xhemajli .

Xhemajli thotë se pjesë e kësaj platforme janë edhe akterë të ndryshëm në fushën e shëndetësisë.

“Pjesë kryesore e stafit është Ilir Hoxha, ish Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, Arben Vitia, Talat Gjinolli, Sanije Xhemajli që janë pjesë prej themelimit të konferencës dhe janë pjesë aktive”.

Ajo tha se është ende herët të dalin me konkludime nga këto aktivitete sepse ka pak kohë që janë mbajtur tryezat, por sipas saj atje është folur nga ekspertët vendorë.

Gjithashtu, paralajmëron që të martën do të mbahet një tjetër tryezë me temën humbja e besimit në institucionet shëndetësore në vend, shkaqet dhe rrugëdaljet.

Edhe ky organizim ka për qëllim ngritjen e problemeve në fushën e shëndetësisë dhe mundësinë e nxjerrjes së rekomandimeve konkrete për zgjidhjen e problemeve në shëndetësi.

Artikulli paraprakShumë gra po preferojnë të ngelen shtatzënë pas të 50-ave, arsyeja do iu befasojë
Artikulli i rradhës Emina Cunmulaj publikon fotografi duke e vendosur në gjumë foshnjën, ja një detaj i rëndësishëm

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.