Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, tashmë është duke e jetuar mëmësinë, ngase së fundmi ka lindur vajzën e saj të dytë.
Ajo nuk rresht së publikuari fotografisë së vajzave, si dhe vazhdimisht tregon kujdesin dhe dashurinë që ka karshi dy fëmijëve të saj, shkruan Gazeta Shneta.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, ajo ka ngarkuar një fotografi e cila paraqet momentin kur modelja tenton të vendos në gjumë vajzën e saj të vogël. Një detaj i rëndësishëm i kësaj fotografie është ngulmimi i syve të vajzës së saj drejt syve të nënës./Gazeta Shneta/