Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2,095 testime të kryera janë konfirmuar 22 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit është raportuar një rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 20 qytetarë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive ka rënë në 428.
Mes tjerash, MSh-ja ka bërë të ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 6,239 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/